Rama: Ndryshimi i politikës, ndryshim i realitetit

26/02/2012 00:00

Pas Durrësit dhe Lushnjës takimin e radhës kryesocialisti Rama ia ka kushtuar të rinjve fierakë të FRESSH-it.

Në fillim të fjalës së tij zoti Edi Rama u shpreh se ”politika në Shqipëri i ka dhënë njerëzve të zakoshëm shembullin e keq dhe modelin e gabuar”. Sipas Ramës tashmë ka ardhur koha për ndryshimin e kësaj situate.

“Dhe vetëm besimi se politika mund të dhe duhet të jetë ndryshe do ta ndryshojë politikën. Ju sot keni hedhur një hap dhe unë ju përgëzoj, me mirënjohje për kurajon sepse jo për të thënë një fjalë të rastit, por për të thënë një fjalë ashtu sic është se PS e Shqipërisë ka nevojë për sa më shumë njerëz që e shikojnë politikën, me sytë e shpresave të tyre. Dhe që kërkojnë përmes politikës ndryshimin e realitetit të tyre duke ndryshuar në radhë të parë vetë politikën”, tha Rama.

Rama shprehu nevojën që antarët e këtij forumi duhet ta shikojnë përfshirjen në FRESSHh si të jetuarit brenda një gare dhe konkurence.

“Politika e jetuar brënda një organizate është garë është konkurenca e fortë është edhe seleksionim i pamëshirshëm. Kush thyhet nuk can do më përpara në rrugën për ta bërë politikën art të jetës së vet si qytetarë. Mënyrë të jetuari me problemet që politika duhet t’i zgjidhë dhe që pa politikën nuk zgjidhen dot. Ju mund ta ndryshoni politikën dhe ta bëni të aftë të ndryshojë pamjen e vet, dhe bashkë me të edhe pamjen e të gjitha gjërave”, vazhdoi Rama.

Në fund, Edi Rama Rama ka shpërndarë kartat për  antarët  më të rinj të PS. Sikurse edhe në Durrës ku Ramës nuk i mungoi batuta për antarësimin e një të riu me emrin Sali, nga Fieri.

“Kur të ktheheni në shtëpi thuajuni prindërve që jeni bërë antarë partie dhe t’ju marrin më seriozisht”, tha duke qeshur Rama.

Takimin me të rinjtë e Fierit ku 400 të reja e të rinj morën kartën e PS Rama e ka komentuar në Tuitter si një takim me plot entuziazëm e dëshirë për t’iu bashkuar projektit për një Rilindje Shqiptare.

Top Channel