Durrës, grabitet kazinoja
20/02/2012 00:00
Grabitet një kazino në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar ku dy persona të maskuar dhe me doreza hekuri në duar kanë hyrë brenda kazinosë në të cilën ndodhej vetëm operatori i sallës, një i ri 21-vjecar.
Duke e kërcënuar atë me jetë e kanë detyruar punonjësin t’u japë të gjithë sasinë e parave që ndodhej në kazino në castin e grabitjes.
Paraprakisht deklarohet se shuma e marrë prej dy personave të maskuar është 300 mijë lekë. Policia po heton më tej mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorëve.
Top Channel