Rrënimi i qyteteve antike

16/01/2012 21:05

Shkaterrimi i monumenteve të kulturës është kthyer në një fenomen që po gërryen Shqiperine në çdo cep të saj.

Pavarësisht vlerave që ato mbartin, askush nuk reagon për të frenuar këtë masaker që po fshin elementë të historisë së shqiptarëve.

“Shqiperia Tjetër” e gazetarit Marin Mema ka udhëtuar në dy vende simbol, që sot po rrënohen çdo ditë për shkak të braktisjes që i kanë bërë strukturat përkatese.

Në shpatin malor të Ploçës, në Labëri, gjendet qyteti antik i Amantias, me qendrën e tij ilire, ndërtuar përpara lindjes së Krishtit.

Qendra e hershme ilire shtrihet ne nje territor te gjere rreth 15 hektare permes te cilit zgjaton nje rruge e ngushte makine qe te çon deri ne majen me te larte te qytetit. Mendohet qe krijuesit e qytetit antik te Amantias te kete qene fisi Ilir i taulanteve, qe kontrrollonin ushtarakisht edhe kete zone.

Mes renojave te shumta ne territorin e gjere diku ne krah dallohet amfiteatri apo siç i thone banoret vendas, stadiumi qe daton rreth shekullit te trete dhe te dyte para Krishtit.

Me nje kapacitet prej me shume se 2 mije vendesh, amfiteatri arene e dikurshme e përleshjeve sportive, e vrapimeve, hedhjes se shtizes e diskut, ka nisur te humbe prej kohesh njetrajtshmerine e shkalloreve te tij.

Nje pjese e gureve jane fundosur per shkak te erozionit te tokes, pjesa tjeter ka rreshqitur majtas e djathtas duke i dhene vende vende nje pamje te ngaterruar e veshtire te dallueshme.

Ne krye te parkut qendron germadha e muzeut te dikurshem arkeologjik, sot shnderruar ne nje karikature qe simbolizon 20 vitet shkaterrimtare qe zhduken thuajse gjithçka ishte ekspozuar ne te.

Gjitheanesh, gure te kalase qe sot kane zene vend ne muret e staneve, plehra te hedhura tej e këtu e objekte të tjera shkapërdarë cepash te thyera e te perdhosura.

Objekte te shumëllojshme, monedha e relike kanë rene sot mes shumë duarsh, te njohura e të panjohura, duke ikur ne drejtim te ditur e të paditur. Edhe pse nuk duan te flasin para kamerave, mjaft banore te zones i tregojne me krenari keto copeza te jetes se Amantias qe sot eshte zveshur jo për faj të tyre nga nje pjese e historise se saj, qindra mijravjeçare.

10 shekuj mbijetese jane gjunjezuar perballe nje tranzicioni te pafundem ku antivlera ka rrethuar e zaptuar cka gjetur perpara duke i dhene Amantias nje cep modest, per te mos thene inekzistent e te braktisur në historinë e sotme shqiptare.

Duke lene ne krah rrenojat e kishes palokristiane dhe ato te tempullit te Aferdites qe qendrojne poshtazi kah mureve rrethues, nga Amantia e braktisur, drejtohemi drejt nje tjeter destinacioni historik, qytetit antik te Finiqit, Foinikes.

Lindur diku rreth shekullit te 5 para eres sone, ky qytet do te lundronte nder vite per t’u shnderruar shpejt ne nje qender urbane me akropol te fuqishem. Dikur kryeqendra e Kaonise, qyteti me i fuqishem i te gjithe Epirit, rrethohej nga mure te larte qe i jepnin nje siguri edhe me te madhe qytetit.

Por, muret dikur te padepertueshme te kesaj qendre duket se janë mposhtur nga ferrat e bimesia qe kane thyer mbrotjen. E veshtire te mendosh se gjithcka mund te pastrohet e te mirembahet nga vetem dy puntore te cilet duhet te mbulojne e po ashtu te ruajne ne 24 ore nje zone te gjere plot 150 hektare qe per me teper nuk eshte as e rrethuar.

Gjithcka pritet të marrê jetë nga grupet e arkeologeve te huaj pasi strukturat tona perkatese vleren qytetit antik e kane matur vec me fjale, fjalë, propagandë e asgje me shume. Fat te njejte ka edhe teatri qe ka patur nje kapacitet prej rreth 12 mije vendesh, por qe sot, për të dalë në dritë edhe ai shpresat i ka varur tek germimet e arkeologeve te huaj.

Në pritje janë edhe banesat me dy peristile, nekropolet e gjithcka tjeter gjendet ne kete park arkeologjik, që do tërhiqte me qindra turiste te huaj drejt Shqiperise, por qe sot nuk do mund te gjenin ketu qofte edhe nje qender biletarie e jo me dicka me shume.

118 monumente te kategorise se pare, mes tyre edhe Finiqi duhet te monitorohen nga një personel i reduktuar në vetem 13 vete. Kaq jane mundesite qe i jane dhene drejtorise rajonale te monumenteve ne Sarande, nje grusht njerez pa kushte, pa mjete levizese, si per t’i vene vulen faktit se ne Shqiperi keto vlera te medha nuk perbejne asnje lloj prioriteti, perkundrazi trajtohen si nje peshe e tepert ne buxhetin e qeverive qe ikin e vijne duke zevendesuar mes fjaleve, njera-tjetren.

Detyrimisht që duhet që stafi të jetë akoma më i madh, me
numër më të madh specialistësh, punëtorësh. Kërkohet rritje e kësaj, por
kuptohet vështirësitë janë të mëdha”, deklaron Ilir Papa, Drejtor i Drejtorisë
Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Sarandë.

Kjo eshte Shqiperia qe po humbet cdo dite vlerat e saj, vlerat mbi te cilat ka ndertuar identitetin, k a ndertuar ekzistencen, ka ndertuar kombin shqiptar, vlerat te cilat po zhduken duke rrezikuar qe neser ky vend te gdhihet pa patur me asgje nga historia e saj.

Top Channel