PS, e gatshme të zgjedhë Presidentin

10/01/2012 19:40

Përveç organizmit të homazheve për 4 viktimat e 21 janarit, takimi mes kreut të Partise Socialiste, Edi Rama dhe sekretareve të partisë ka shërbyer edhe për miratimin e një axhende, në të cilën do të mbështetet puna e socialisteve për vitin 2012.

Në këtë material që do t’i paraqitet për miratim edhe asamblese kombëtare janë parashikuar edhe qendrimet për një sërë çështjesh kyçe. Përveç pozicionit për reformen zgjedhore dhe atë parlamentare, një pikë të veçantë në axhendë zë edhe trajtimi apo qëndrimi në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikes.

Siç theksohet në dokument, vizioni i Partise Socialiste ne lidhje me kete post nuk eshte çeshtje emrash te perveçem, por perzgjedhja e nje kandidati me profil te spikatur qe do te garantonte per me teper edhe konsensusin e kerkuar sipas PS edhe nga kushtetuta e vendit, qe e cileson kreun e shtetit si simbol te unitetit kombetar.

Ne te njejten kohe, per te qene transparence me publikun PS, do te jete e gatshme per te ofruar nje kandidat per president, i cili do te perzgjidhet ne nje proces te perafert me ate te Avokatit te Popullit.

Socialistet parashikojne qe kushtet, kriteret dhe procedurat te jene te tjera duke patur parasysh rendesine e ketij posti. Megjithate, eshte ende shpejt te jepen receta te gatshme kur duket se edhe qendrimi i socialisteve do te varioje ne baze te atij te mazhorances e cila te pakten ne kete faze te pare ka beret e ditur se do te zgjedhe presidentin e republikes vetem me votat e saj.

Nderkohe, sot kreu i PS Edi Rama eshte takuar edhe me aleatet ku fokusi duket se ka qene reforma zgjedhore.

”U diskutua edhe për çështje të sistemit, opozita është e gjitha në një mendje për nevojën e një sistemi të korrektimit propocional kombëtar, por natyrisht, opozita do të vazhdojë të kontribuojë me përfaqësuesit e saj që kjo kërkesë të realizohet, por pa u bërë pengesë për realizimin e proceseve të tjera”, u shpreh Preç Zogaj.

Ne tryezen e opozites kane marre pjese te gjithe antaret e saj, pervec Vangjel Dules, kreut te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut.

Top Channel