PDIU: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

10/01/2012 00:00

Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet dënoi sot lëvizjet e fundit
ligjore në Mal të Zi, ku përdorimi i flamurit shqiptar ndalohet dhe
parashikohen gjoba për ata që e mbajnë.

“Projektligji i ri i hartuar në Mal të Zi parashikon heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi, si dhe vendosjen e një gjobe prej 1 mijë eurosh, nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse. PDIU-ja është e bindur se ky projektligj dëmton pakicën shqiptare në Mal të Zi dhe përbën një shkelje flagrante të standardeve evropiane të të drejtave të minoriteteve, prandaj ngre zërin që ky ligj të mos kalojë dhe kërkon nga Republika e Malit të Zi, të dëshmojë respekt për të drejtat legjitime të banorëve shqiptarë. PDIU vëren se ky projektligj nuk është një rast i izoluar, por është në vazhdën e disa nismave të ndërmarra nga qeveria e Malit të Zi që prekin të drejtat e shqiptarëve”, tha zëdhënësi i kësaj partie, Ardi Bido.
 

Top Channel