Në orët e para të mëngjesit të së dielës, besimtarët ortodoksë u mblodhën në Kishën Ortodokse në Tiranë në meshën e Krishtlindjeve.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Hirësia e Tij Anastas Janullatos, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri!

“Kapërcimi i të pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe thirremi ta gëzojmë brenda realitetit të ashpër këtë përvjetor. Ne që vështrojmë me besim, birin dhe fjalën e Perëndisë të bërë njeri, e kemi se ai qëndron me ne dhe se shumë gjëra të pamundura nga ana njerëzore me fuqinë e Perëndisë bëhen të mundura. Vëllezër dhe motra të dashur, uroj që kjo bindje të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, të na ngushëllojë e të na mbështesë në vitin që po vjen! Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur plot me durim dhe paqe!”, ishte fjala e Janullatos drejtuar besimtarëve.

Besimtarët uruan njëri-tjetrin për lindjen e Krshtit dhe për një vit të mbarë.

Top Channel