Prag festash në Korcë

08/12/2011 00:00

Ndizet dekori festiv në qytetin e Korcës. Pragu i fundvitit ka bërë që edhe në qytetin karakteristik të Korcës të ndjehet atmosfera festive e sjellë përmes zbukurimeve.

Ashtu si cdo vit simboli i festës “Bredhi” është vendosur para sheshit të teatrit , ndërsa përvec dekoreve të vendosura edhe në disa prej shesheve kryesore, rrugët e qytetit janë ndricuar edhe më tepër nga dritat e vendosura gjatë këtyre ditëve.

Si cdo vit Bashkia e qytetit të Korcës ka ndjekur traditën e saj të zbukurimit duke i dhënë qytetarëve të njëjtën pamje cdo fundvit. Drita, pemë dekorative dhe zbukurime nga më të ndryshmet do të karakterizojnë ditet e fundvitit të cilat gjallërohen nga atmosfera e ngrohtë festive.

Këtë herë duket se qytetarëve të Korcës do t’u mungojë ceremonia festive e përvitshme e ndezjes së dritave dhe vendin e saj do ta zërë ceremonia e Panairit të Fundvitit një tjetër organizim i bashkisë që sjell ndryshime në qytetin jug-lindor.

Top Channel