Gjermania njeh maturën shtetërore

07/12/2011 00:00

Rreth 51 maturantët e parë të seksionit dygjuhësh shqiptaro-gjermane
kanë kaluar me sukses provimet e maturës shtetërore me mesataren 8 në
lëndë të testuara në shqip e gjermanisht.

Me këto rezultare këta maturantë janë pranuar në universitetet gjermane pa qenë nevoja të japin provime shtesë.
Krijimi i lehtësirave të pranimit në universitet gjermane është pjesë e projektit të gjuhës gjermane i cili po zbatohet prej 2 vitesh në Shqipëri.

Ambasadorja gjermane në Tiranë Karola Myler Holtkemper tha se Gjermania zë vendin e tretë përsa i takon mundësive që u jep studentëve të huaj të studiojnë në universitetet e saj.Ajo është shprehur optimiste se shumë shpejt do të dyfishohet numri i gjimnazistëve  që duan të studiojnë në Gjermani.
 
Në Tiranë gjuha gjermane mësohet në tri shkolla 9-vjecare “Fan Noli”, “Avni Rustemi” dhe Jeronim de Rada”. Ndërsa gjimnazi dygjuhësh është “Sami Frashëri.” Sot në këto shkolla mësojnë 448 nxënës duke mësuar 5 orë gjuhë gjermane në javë.

Top Channel