Vizitë në Kamin e harruar

05/12/2011 20:40

Mes zonash të humbura, të braktisura që pak ose aspak i njohim, jetohet ende, jetohet ende në një betejë për të mbijetuar, për të ecur përpara, për të marrë frymë edhe shumë larg qytetërimit.

Diku mes malesh, gjendet Kami, sot qyteti më i vogël në botë. Kamerat e reportazhit të përjavshëm të edicionit qëndror të lajmeve të ditës së hënë vizituan lokalitetin e ndodhur pak përtej Tropojës, një qytet me shkollë, klinikë dhe postë të braktisura, që prej ikjes së 5 mijë banorëve të tij të dikurshëm.

Kami i mëparshëm ka mbetur veç mes fotosh te zverdhura si nje kujtim i hershem, qe mban lidhur te gjithe ata qe kane kaluar nje pjese te jetes se tyre ne kete qytet, sot te banuar vetëm nga pesë ose gjashtë familje.  E pamundur te rikrijosh qytetin e dikurshem pa shfletuar foto te marra thelle nder vite.

Banoret jane mikprites. Ashtu siç i takon kesaj zone, besen e burrërinë nuk e hedhin poshte, pavaresisht problemeve e halleve qe jane kthyer ne bashkeshoqerues te jetes se tyre.

Kami i vogel, dikur nje qytet i gjalle minatoresh, ka ndjere jo pak morsen e sistemit te shkuar, qe e ndrydhi dhe e shfrytezoi thuajse deri ne piken e fundit. Nje realitet qe e terhoqi Kamin edhe ne vitet qe pasuan, çka detyroi banoret e ardhur per te punuar ne miniera apo ata vendas te merrnin rrugen e larget te mergimit, me koken pas nga Kami qe humbte nje nga nje copëzat e jetës e tij.

Imazhi i sotem duket si i mbire pas nje beteje te ashper. Shume godina jane shkaterruar e germadhat ngrene krye mbi fushen e Kamit si deshmitare te nje kohe te shkuar, kur ky qytet sot i heshtur gjallonte nga njerezia.

”Kjo ka qenë shkolla e vjetër. Ketu kane qene hotelet e punetorëve, hotele punëtoresh që kanë qene plot me puntore per te punuar ne miniera, me turne te pare, te dyte e te trete. Kjo këtu ka qene per të qëndruar pushtetaret, kuptohet te asaj kohe, te regjimit  ish-totalitar qe i ka shfrytezuar njerezit deri në skllavëri”, shprehet një prej të mbijetuarve, njëri prej atyre që vazhdon të jetojë në këtë zonë.

Diku me tej, spitali tre katesh, shtepia e kultures, kinemaja e kthyer sot vec ne nje skelet betoni e ngrehinat ku qendronte administrata e minieres. Nga 12 pallatet e dikurshem, të ngirura ketu në Kam, sot kane mbetur vetem tre. Te tjeret jane perkulur perballe viteve te nje tranzicioni te veshtire e te pafundem  e që ka ngerthyer banoret e kesaj zone duke i detyruar ata te zgjedhin ose renimin ose mbijetesen e familjeve te tyre.

”Jemi lënë në harrese nga nje njeri që ne nuk e dimë, nuk e dimë se ku ta gjejmë atë forcë apo njeri”, shprehet Mujo Elezi, një tjetër banor, njëri prej 20-30 të mbeturve ende në Kam.

Varferi dhe jete, jete dhe varferi qe shkrihen mes rrugicave sot te shperfytyruara, ku humbi Kami i dikurshem. Dritare te zbrazeta, mure te kredhur buze tokes, e qetesia qe shpesh behet thuajse mbytese.

Banoret te mbetur nje grusht, që mbijetojnë  kush duke mbledhur çka mbetur ne stoqet e kromit e kush me pak bujqesi, që perpiqen të shohin perpara duke ndrydhur mallin, per te shkuaren qe hera heres duke sikur bren edhe vetë token e gurte te Kamit.

”Kam mall per gjallerine, kam mall edhe sot qe jetoj ketu sepse i kam bere 44 vite, jam le dhe rritur ne kete vend”, shprehet Beqir Osmani.

Projektet serioze per kete zone mungojne. Shpresa e vetme është afrimi i kompanive te huaja qe do te rivinin ne pune galerite e erreta te kromit. Ne te kundert, çdo gje tjeter eshte e veshtire, e pamundur, e destinuar ndoshta te shuhet jo shume kohe me pas.

”Kjo pjese e pallateve dhe e ketyre eshte e demtuar e nuk i sherben askujt. Vetem nqs keto pjese do kthehet, do vendosen, atehere firmat mund te aktivizohen”, shprehet Feriz Hoxha, kryetar i komunës.

Gjurmet e godinave te dikurshme shkojne bri njera-tjetres, teksa Kami i mbetur duket i kthyer ne nje qytet fantazem, qe mbahet me veshtiresi e gulcitje te rende permbi token sot te zvenitur edhe nga gjelberimi.

E megjithate, ne Kam ka ende fryme, ka ende ajer, ka ende banore qe ecin ketu ne qytetin me te vogel ne bote, pa ditur se çfarë do t’i sjellë e nesermja, edhe pse ajo çdo ditë përtërit veç të sotmen.

Kami, Kurbneshi e shume e shume qytete e qyteza te tjera, qendra te dikurshme, sot  gulçojnë thellë ne humneren e shuarjes se plote. Kurre, asnjehere, ne asnje moment nuk u eshte dhene qofte edhe nje mundesi e vetme per te mbijetuar, per te mos u zhdukur e mbuluar nga pluhuri i harreses, per te mos detyruar banoret e tyre te marrin rruget e huaja diku larg ne emigrim apo qoftë edhe në qytetet e medha duke lenë pas gjithçka është e tyrja.

Asnje projekt, asnje investim shteteror, asnje shfrytezim i programuar e projektuar i pasurive te pafundme natyrore e minierare. Vec fjalë, premtime, shfrytëzim kafshëror, braktisje, varfëri e asgjë më shumë. Ikim nga Kami, qyteti me i vogel ne bote, qe bie e bjerret ngadale ne vehten e tij.

Top Channel