Prishet “magjia” e politikës

14/11/2011 00:00

Politika shqiptare gjen më në fund gjuhën për t’i dhënë fund krizës, që
po mban pezull reformat prej më shumë se dy vjetësh. Mazhoranca dhe
opozita arritën një marrëveshje politike, e cila parashikon krijimin e
Komisionit për reformën zgjedhore, krijimin e një grupi pune për
rishikimin e projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave dhe për herë të pare në seancën plenare të ditës së enjte, opozita do të votojë disa projektligje, por që nuk lidhen me paktin e drejtesisë.

Rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, të parën mes dy partive të mëdha pas zgjedhjeve të 2009-ës, nuk e zbeh dot as mungesa e zhurmës politike, që shoqëron zakonisht të tilla procese.

Fare butesisht, sikur te mos ishin perplasur me qindra here me fjalorin me te ashper, madje edhe me perplasje fizike, demokratet dhe socialistet zgjodhen nje nga instrumentat me te rendesishem te Parlamentit, Konferencen e Kryetareve te grupeve parlamentare, per te rene dakort ne tre ceshtje, qe nisin zbatimin kete te enjte.

Se pari ngritja e Komisionit per Reformen Zgjedhore, aq shume e kerkuar prej partnereve nderkombetare dhe kusht per marrjen e statusit kandidat. Me nje kerkese te perbashkët, Gramoz Ruci dhe Astrit Patozi, i jane drejtuar kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, per ta bere kete hap, duke percaktuar bashkedrejtimin e komisionit nga dy kryetare.

Se dyti
, demokratet dhe socialistet kane rene dakort te ngrejne nje grup pune, per rishikimin e rregullores se Kuvendit, nje nga kushtet e socialisteve per bashkepunim. Ky grup pune do të pershtase rregulloren e Kuvendit te Shqiperise me ate te Parlamentit Europian, nje oferte kjo e demokrateve per te arritur konsensus.

Pika e trete, por jo me pak e rendesishme ishte vendimi per te kthyer per rishqyrtim ligjet qe kerkojne tre te pestat. Edhe ky ishte nje kusht nga socialistet, por ne ndryshim nga propozimi i tyre per te zgjatur deri ne prill te vitit te ardhshem diskutimin e tyre me propozim te kryetares se Kuvendit,  Konferenca e Kryetareve ka vendosur qe gjithcka te kaloje sipas kalendareve trejavore, qe percakton rregullorja e Kuvendit. Vendimi eshte marre me konsensus, nje fjale qe eshte artikuluar me mijera here keto 2 vjet e gjysme, por qe e thene nga Gramoz Ruci pas arritjes se marreveshjes, fjala konsensus ka marre rendesine qe meriton.

Bazuar ne kete marreveshje, Partia Socialiste do te miratoje qe kete te enjte disa projektligje me tre te pestat, per te cilat nuk ka patur asnjehere debat mes paleve, si disa ndryshime ne Kodin Rrugor, ne Kodin Detar dhe ne Kodin Ajror te Republikes se Shqiperise.Projektligjet e tjera jane lene per pak kohe me vone, por e rendesishme eshte qe marreveshja mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste eshte preludi i rikthimit te normalitetit ne jeten politike shqiptare. Kjo atmosfere bashkepunimi e munguar kaq gjate dhe marreveshja e arritur eshte pershendetur menjehere edhe nga kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli.

“Me miratimin unanim të Konferencës së Kryetarëve, sot është vendosur të nisë puna për zhbllokimin  e asaj situate që ka penguar për më shumë se dy vjet procesin e integrimit.Unë, të paktën sot, dua të harroj debatet e dy viteve dhe të përgëzoj partitë politike parlamentare për vendimet që kanë marrë sot në Konferencën e Kryetarëve.Sot, të gjitha palët kanë marrë përsipër përgjegjësinë që u takon.Aktet e sotme të Konferencës së Kryetarëve janë një sinjal shumë i fortë dhe shumë i mirëpritur nga faktori ndërkombëtar, i cili ka qenë gjithë kohës në nxitje dhe mbështetje të këtij procesi.Jam shumë e lumtur për kompromisin parlamentar të arritur”, tha Topalli.

Top Channel