Vrasja e 86-vjecares, burg pa afat për 3 autorët

03/11/2011 00:00

Gjykata e Korcës ka lene ne burg 3 te rinjtë e akuzuar për vrasjen e të
moshuarës Emine Rota, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në fshatin
Poloskë të Devollit.

Organi i akuzes ka kerkuar vleresimin si te ligjshem te arrestimit ne flagrance dhe dhenien e mases se sigurise arrest ne burg per Ergys Rushitaj 19 vjec, Taulant Muka 18 vjec dhe 17-vjecarin Majkëll Kermaku. Sipas skenes se ndertuar nga prokuroria planifikimi per kryerjen e kesaj vjedhje eshte bere fillimisht mes Ergys Rrushitajt dhe Taulant Mukes ne sheshin qendror te fshati Hocisht. Ne bisede e siper 19-vjecari Rushitaj i ka sugjeruar shokut te tij grabitjen e te moshuares Emine Rota ne fshatin Poloske pasi ajo jetonte e vetme dhe mund te kishte leke te kursyera. Pasi kane planifikuar vjedhjen tre te rinjte kane hyre ne banesen e 86-vjecares dhe kur jane pikasur prej saj e kane goditur ate me grushta e shkelma derisa ajo ka rene ne toke pa ndjenja.

Pas marrjes ne shqyrtim te gjithe rrethanave te paraqitura nga prokuroria por edhe pasi kane paraqitur versionet perkatese mbrojtesit e te akuzuarve, gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest ne burg ” per te 3 te rinjte.

Burime te policise bejne me dije se kjo eshte grabitja e dyte per te moshuaren e cila jetonte vetem. Edhe nga te aferm te viktimes mesohet se rreth 2 muaj me pare asaj i ishin vjedhur rreth 20 000 leke te reja ndersa ajo ka refuzuar te kryeje denoncimin e rastit ne polici.

Top Channel