Tepelenë, kalaja e Ali Pashës, e pushtuar nga plehrat

02/11/2011 00:00

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës një prej objekteve më madhështorë në jug te
vendit është e zaptuar sot nga dhjetëra banesa gardhe dhe plehra.

Ndotja ka përfshirë të gjithë territorin e kalasë dhe e bën të pamundur frekuentimin e saj nga vizitorët. Bashkia e qytetit ka ndërmarrë në kështjellë disa aksione pastrimi të cilat e rehabilituan territorin vetëm për pak ditë.

Brenda një periudhe shumë të shkurtër ndotja vërshoi sërish. Porta e madhe e Pashait një vepër me arkitekturë madhështore ka sot një pmaje të turpshme. Kryetari i bashkisë së Teplenës Tërmet Peci thotë se pas përpjekjeve të para për të binduar banorët të mirëmbajnë mjedisin brenda kështjellës dhe disa aksioneve pastrimi që mesa duket nuk dhanë rezultat bashkia do të fillojë aplikimin e gjobave taksative.

Vetë banorët e kalasë tregojnë se janë organizuar herë pas herë për pastrimin, por sipas tyre duhet që me kalimin e kohës kjo të kthehet në kulturë.

Kështjella e Ali Pashës në Teplenë së fundi ka ngjallur interesin e shumë vizitorëve, njëherazi ajo premton për shndërrimin në skenë eventesh kulturore.

Top Channel