Përkeqësohen lehtësitë ndaj biznesit

20/10/2011 00:00

Një raport i ri i Bankës Botërore, ku merret në shqyrtim situata në 183
vende e përkeqëson pozicionin e Shqipërisë, në renditjen e këtij
institucioni, përsa i takon lehtësirave të të bërit biznes.

Pas rishikimit te te dhenave, ajo eshte ulur ne klasifim nga e 77-ta qe ishte vitin e kaluar ne vendin e 82-te. Analiza e Bankes Boterore mbeshtetet ne rregullat qe ndihmojnë apo pengojnë një aktivitet sipërmarres dhe nuk është një tregues i klimës së biznesit në një vend. Sipas raportit, vendin yne vleresohet i fundit per sa i takon dhenies se lejeve të ndërtimit, ndërkohë që nga 245 reforma të reja të ndërmarra në 12 muajt e fundit, përmendet vetëm për lehtësimin e regjistrimit të titullit të pronësisë në regjistrin e tokës.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Maqedonia qëndron dukshëm përpara të tjerëve duke përmirësuar një pozicion mjaft të mirë që ishte edhe vitin e shkuar kur ishte e 34-ta, e duke u renditur këtë herë e 22-ta në botë. Duke cituar raportin, Zeri i Amerikes thote se Shqipëria gjendet në gjysmën e parë të renditjes për lehtësirat në kryerjen e një aktiviteti biznesi, e cila është hartuar nga Banka Botërore në raportin e saj të fundit “Doing Business 2012”, i cili merr në analizë 183 shtete në të gjithë botën.

Ulja ne klasifikim tregon se Shqiperia ka humbur 5 vende krahasuar me nje vit me pare. Në raportin e ri Banka ka përdorur një tjetër metodologji per tre nga treguesit e saj: lejet e ndërtimit, marrjen e kredisë dhe pagesën e taksave. Shqipëria renditet tashmë e fundit për treguesin që lidhet me lejet e ndërtimit, dhe perkeqesimi i gjendjes i detyrohet faktit qe autoritet e ngarkuara nuk kanë dhënë leje për ndërtesa që prej prillit të vitit 2009. Raporti i Bankës Botërore reflekton kuadrin ligjor dhe masat regullatore që qeveritë ndërmarrin në ndihmë të sipërmarrjeve.

Top Channel