Trevizo, shkatërrohet banda e shqiptarëve

19/10/2011 08:10

Policia e Trevizos ka shkatërruar në një operacion policor një organizatë italo-shqiptare që shfrytëzonin prostitucionin.

Hetimi doli në përfundimin se anëtarët e bandës merrnin vajza në Rumani për t’i shfrytëzuar si prostituta në Itali dhe i jepnin të rejave gjysmën e fitimit.

Sipas policisë, vajzat në shumë raste merrnin fare pak nga fitimet e tyre dhe një nga vajzat për këtë arsye kishte arritur të arratisej.

Top Channel