Dy vëllezër u qëlluan me armë zjarri nga komshiu i tyre në rrugën Don Bosko në Tiranë. Nga të shtënat njëri prej vëllezërve humbi jetën. 

Vëllezërit Edmond dhe Ardian Salibashi u qëlluan me armë zjarri pas një përleshje me fqinjin e tyre.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth ortes 18 e 15 minuta.

Për fat të keq, edhe pse nga arma janë kryer tre qitje, njëra prej tyre ka prekur zemrën e viktimës.

Të dy vëllezërit, u transportuan në spital, por njëri prej tyre, Edmondi, që kishte plagë më të rëndë ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar i vrasjes, që banonte një kat më sipër është larguar nga vendi i krimit. Shkak kanë qenë konfliket e vazhdueshme me njëri-tjetrin, për shkak të një borxhi të papaguar.

Top Channel