Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshte deklaratat e Radovan Karaxhic, per nje marreveshje mes tij dhe ambasadorit Ricard Hollbruk, qe do t’i garantonte te pandehurit te Hages mbrojtje nga procedimi penal.

“As ambasadori Hollbruk dhe asnje zyrtar tjeter amerikan nuk ka qene ne pozite per t’i dhene Karaxhic nje garanci te tille”, thuhet ne nje komunikate te DASH.

Gjate nje seance gjyqesore te zhvilluar ne Hage ne muajin maj, Karaxhic kerkoi qe te lirohet, meqenese Hollbruk sipas tij i ka ofruar imunitet nga ndjekja penale nese largohet nga jeta publike.

Karaxhic tha se per kete oferte kishte edhe deshmitare, por pak kohe me vone keto deklarata u mohuan edhe nga vete Hollbruk.

Top Channel