Greqia i ashperson me tej rregullat kunder emigracionit klandestin ne vend. Parlamentaret e vendit fqinj e cilesojne trafikimin e klandestineve si nje krim te denueshem deri me 25 vjet heqje lirie.

Ndersa per rastet e gjobave ndaj trafikanteve ato do te variojne nga 20 mije euro deri ne 50 mije euro. Shtrengimi i rregullave per te paligjshmit qe shkelin Greqine vazhdon me tej edhe me dyfishimin e kohezgjatjes se situates provizore per personat pa dokumente.

Deputetet e shumices konservatore dhe te partise se vogel te ekstremit te djathte Laos ne Parlamentin grek kane votuar nje amendament ne kete drejtim te merkuren ne mbremje.

Teksti e kalon nga 3 ne 6 muaj mbajtjen e emigranteve klandestine perpara urdhrit per debimin e tyre. Ai mundeson zgjatjen e kesaj mbajtjeje ne nje vit, ne raste vonesash per procedurat e debimit qe lidhen me probleme te burokracise ne vendet e origjines se emigrantit.

Trafiku i klandestineve, deri tani nje shkelje qe mund te rrezikonte nje maksimum prej pese vjetesh burg ne funksion te numrit te emigranteve te kaluar, kthehet ne nje krim qe mund te denohet deri ne 25 vjet burg.

Trafikantet duhet te paguajne keshtu nje gjobe prej 20 000 eurosh, qe do te shkoje ne 50 000 euro ne rast perseritje. Miratimi i ketij teksti, i kritikuar nga e majta dhe OJQ-ja per mbrojtjen e emigranteve, behet ne sfondin e forcimit te ekstremit te djathte ne vend, qe mori 7 per qind te votave gjate zgjedhjeve te fundit europiane.

Ai u perfshi ne projektligjin, ne pritje te miratimit zyrtar, qe ndalon mbajtjen e kapuçeve te maskimit gjate manifestimeve dhe i hartuar pas trazirave urbane te shkaktuara dhjetorin e kaluar nga vdekja e nje adoleshenti prej nje polici ne Athine. Qeveria greke njoftoi gjithashtu krijimin se afermi te qendrave mbajtese te klandestineve, qe aktualisht lirohen dhe lihen ne natyre pas ndalimit te tyre.

Nje numer shume i madh emigrantesh shqiptare jetojne e punojne ne vendin fqinj, Greqi. Pjesa me e madhe e tyre jetojne me dokumentacion te rregullt, per te cilin paguajne rregullisht autoritetet zyrtare. Nderkohe qe nje numer i konsiderueshem mbijetojne ne kushtet e ilegalitetit.  

 
 
 
 

Top Channel