Fuere: Maqedonia s’po kryen reformat

26/06/2009 16:45

Ambasadori i BE ne Shkup, Ervan Fuere ka shprehur keqardhjen e tij per mungesen e reformave ne sistemin e drejtesise dhe te administrates ne Maqedoni.

Sipas tij, nje gje e tille mund te ndikoje negativisht ne heqjen e vizave dhe ne hapjen e procesit te negociatave per anetaresimin ne BE.

“Ndjej keqardhje per mungesen e reformimit te sistemit te drejtesise, ku nuk zbatohet ligji dhe ka shenja te nderhyrjes se politikes. Gjithashtu, eshte edhe reformimi i administrates qe mund te sjelle ndryshime ne vend. Megjithate, ka ende kohe per te kryer keto reforma. Ky vit eshte i rendesishem qe vendi te ece perpara ne proceset e integrimeve”, ka deklaruar Fuere.

Top Channel