Biserko: Serbia, pengese per stabilizimin e rajonit

26/06/2009 16:30

Kryetarja e Komitetit serb te Helsinkit, aktivistja Sonja Biserko ka deklaruar se Serbia po behet pengese per normalizimin e marredhenieve mes vendeve te Ballkanit.

“Beogradi eshte pengesa kryesore e normalizimit te marredhenieve ne rajon, me Kroacine, Bosnjen, Malin e Zi, Maqedonine dhe Kosoven. Natyrisht, situata me e rende eshte ne lidhje me Bosnjen dhe Kosoven, pasi elita serbe ka ende pretendime ndaj ketyre vendeve”, ka pohuar Biserko.

Ajo ka shtuar se i takon pikerisht Beogradit qe t’u drejtohet vendeve fqinje ne menyre konstruktive dhe ne kete menyre te kontribuoje per stabilizimin e marredhenieve, edhe me shqiptaret.

Top Channel