Sejdiu: Takimi i Vlores, i rendesishem

25/06/2009 10:30

Pas pjesemarrjes ne samitin informal te Vlores, presidenti i Kosoves ka vleresuar mundesine e dhene nga homologu shqiptar Topi, per shkembimin e mendimeve dhe pikepamjeve me presidentet e rajonit.

“Ishte nje mundesi e mire e komunikimeve te drejtperdrejta, te hapura, pa rezerve. Mendoj se eshte krijuar nje baze e mire per komunikime te metejshme, por edhe per marredhenie bilaterale”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke çmuar shume bashkepunimin me vendet fqinje, por sidomos mbeshtetjen qe Shqiperia ka dhene dhe po jep per Kosoven.

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu mori pjese ne takimin e perbashket ne Vlore me Presidentin e Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, Presidentin e Malit te Zi, Filip Vujanovic dhe Presidentin e Maqedonise, Gjorgje Ivanov, ndersa ne Tirane pati nje takim edhe me Kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha.

Top Channel