Milloshoski: Dinamike e re per ceshtjen e emrit

25/06/2009 18:50

Ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milloshoski deklaroi sot se negociatat per ceshtjen e emrit do te zhvillohen me nje dinamike me te pershpejtuar.

“Pavaresisht axhendes se ngjeshur, ne presim te zhvillojme takime me homologet tane greke, ne menyre qe te japim kontributin tone ne zgjidhjen e ceshtjes se ndermjetesuar nga Metju Nimic”, ka pohuar Milloshoski.

Shefi i diplomacise maqedonase u shpreh se Shkupi zyrtar eshte i gatshem te tregohet konstruktiv ne dialogun me Greqine, ne menyre qe procesi i negociatave te hedhe hapa para.

Top Channel