Port jahtesh ne Bullgari

24/06/2009 08:30

Porti i jahteve “Sveti Vllas” te Bullgarise, ne Detin e Zi hapi stinen turistike. Per kete arsye, qeveria bullgare po merr masat per sezonin e ri, duke nderhyre ne disa politike, kryesisht ato te liberalizmit te vizave.

Sivjet turistet serbe jane rritur 60 per qind e ndersa turistet nga Maqedonia 48 per qind. Per Maqedonine dhe Serbine jane aplikuar viza te dyhershme me afat 30 ditor.

Duke ardhur ne Bullgari keta turiste mund te shkojne ne Turqi dhe te rikthehen serish. Edhe vendet e tjera kane marre masa per sezonin turistik, duke nderhyre madje dhe ne çmimet e akomodimit, si mjeti i duhur per te rritur zhvillimin ekonomik, por edhe per te perballuar krizen ekonomike.

Top Channel