Pakicat, qeveria memorandum me USAID per projekte

24/06/2009 12:20

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci premtoi mbeshtetje ne implementimin e projekteve qe kane te bejne me permiresimin e jetes se komuniteteve jo shumice.

Kryeministri Thaci i beri keto komente pas nenshkrimit te memorandumit ndermjet USAID-it, zyres per ceshtje te komuniteteve,  si dhe Akademise per zhvillimin e arsimit.
 
“Zyra do te vazhdoje te jete konkrete ne zbatimin e projekteve”, u shpreh Thaci.

Nga ana tjeter, e ngarkuara me pune e SHBA-ve, Tina Kaidanov, theksoi se fondet e amerikane nuk do te perdoren si te vetme, por si shtese per qeverine e Kosoves.
 
“Eshte e rendesishme qe Qeveria e Kosoves te vazhdoje t’i ndihmoje qytetaret ne cilendo menyre, jo vetem duke ndihmuar kthimin e refugjateve dhe personave te zhvendosur, por duke ndihmuar qendrueshmerine e komuniteteve ekzistuese duke i inkurajuar qe te qendrojne ne Kosove”, u shpreh Kaidanov.
 
Gjate 7 muajve zyra e kryeministrise per ceshtje te komuniteteve  ka proceduar per nje sere projektesh, nder te cilat  ai per stabilizimin e  28 familjeve ne Novoberde.  

Top Channel