Prokuroret bullgare deklaruan sot se ish-kryeministri i Kosoves, Agim Çeku do te qendroje ne paraburgim per 72 ore ne Bullgari, perpara se Sofja te vendose per ekstradimin apo lirimin e tij.

Agim Çeku u arrestua mbreme nga autoritetet bullgare ne vendkalimin kufitar mes Bullgarise dhe Maqedonise, ne baze te nje urdherarresti te Serbise, i leshuar ne vitin 2002.

Sofja eshte ne pritje te dokumenteve nga Interpoli dhe brenda dy ditesh do te vendose lidhur me procedurat e ardhshme, deklaroi kryeprokurori bullgar Boris Velchev, i cituar nga agjencia shteterore e lajmeve “BTA”.

 Qeveria e Kosoves i ka kerkuar Interpolit dhe vendeve te tjera qe te mos marrin parasysh kerkesat e Serbise per arrestimin e Çekut apo lidereve te tjere.

Çeku ishte i ftuar ne Bullgari nga ish-ministri i Jashtem Solomon Passy, i cili tha per median lokale se ish-kryeministri Çeku ishte angazhuar ne nje iniciative qe synon te ndihmoje Kosoven drejt anetaresimit ne NATO.

Kjo eshte hera e katert qe ish-kryeministri kosovar arrestohet, por autoritetet e Sllovenise dhe Hungarise nuk e kane ekstraduar prane autoriteteve te Beogradit.

 Muajin e kaluar, Çeku u largua nga Kolumbia pas nje urdheri te agjencise kolumbiane te sigurise dhe ju ndalua hyrja ne kete shtet per 10 vjet.

Top Channel