Bilt: Vendet e Ballkanit, ne BE vec e vec

24/06/2009 15:40

Suedia, vendi qe ne korrik merr presidencen e radhes te BE ka deklaruar se vendet e Ballkanit perendimor nuk do te anetaresohen ne grup ne kete union.

“Vendet e Ballkanit nuk mund te hyjne ne te njejten kohe ne BE. Kjo eshte e pamundur pasi situata eshte shume e ndryshme nga vendi ne vend”, ka deklaruar ministri i Jashtem suedez, Karl Bilt.

Sipas tij, niveli i zhvillimit eshte shume i ndryshem nese krahasohen per shembull Kroacia dhe Kosova dhe per kete arsye hyrja e perbashket e vendeve te rajonit ne BE nuk do te ndodhe.

Top Channel