Bombe ne nje treg ne Bagdad, 10 te vdekur

06/05/2009 08:40

10 persona kane gjetur vdekjen dhe te pakten 35 te tjere jane plagosur nga shperthimi i nje bombe mengjesin e sotem ne nje treg perimesh ne Bagdad.

Ngjarja ndodhi ne distriktin Dora, te banuar kryesisht nga sunite, qe ndodhet ne jug te kryeqytetit. Nje seri sulmesh me bomba kane goditur Begdadin javet e fundit, duke lene te vrare 355 irakiane ne muajin prill, me te pergjakshim e ketij viti.

Niveli i dhunes eshte rritur, ndersa afrohet 30 qershori, kur trupat amerikane kane njoftuar terheqjen nga zonat e banuara, perpara terheqjes se plote ne 2011.

Top Channel