Shpiket karrigia me rrota qe drejtohet nga mendja

04/05/2009 19:20

Nje grup shkencetaresh spanjolle kane mundur te ndertojne nje karrige me rrota, e cila drejtohet thjesht duke menduar.

Kjo shpikje do ndihmoje gjithe paraplegjiket te fitojne pavaresine nga personat apo telekomanda qe i shoqeron gjate dites. Shpikja eshte bere nga studiuesit e Universitetit te Saragozes dhe mendohet si nje mjet qe mund te permiresoje ndjeshem jeten e njerezve fatkeqe, te cilet ne vend te kembeve perdorin rrotat e karriges levizese.

Karrigia “magjike” nuk e lodh trurin dhe para stolit ku te semuret ulen eshte nje ekran qe riprodhon ne forme 3-Dimensionale situatat dhe vendet ku personi ka per qellim te shkoje. Per te ardhur deri ne kete pike, kompjuteri permbledh te dhenat qe leshohen truri i njeriut, te cilat i deshifron ne nje elektroencefalograme.

Me pak fjale, nese deshiron te shkosh ne nje vend te caktuar, mjafton te shikosh ne ekran, duke u perqendruar ne pozicionin ku do te arrish. Kjo karrige eshte e pajisur edhe me nje skaner qe zbulon pengesat gjate rruges, duke i evituar ato.

Top Channel