Lufta me derrat kthehet ne loje elektronike

01/05/2009 09:10

E ndersa shkencetaret nuk shpresojne te gjejne nje zgjidhje te shpejte, lufta me derrat eshte shnderruar ne argument per lojerat elektronike.

Ne San Francisko eshte prodhuar nje loje kompjuterike qe tregon njerezit se si vrasin derrat mbartes te virusit, edhe pse ata nuk jane pergjegjes per perhapjen e tij. Loja e quajtur ”Swinefighter” eshte shnderruar ne hit ne internet.

Derrat e gjelber qe levizin ne te harten e shteteve, duhen vrare, me synimin qe lojtari te shpetoje veten dhe boten. Ndonese qellimi paresor i krijimit te lojes eshte argetues, faqja e internetit qe ofron ate ka shtuar edhe rekomandimet e Qendres amerikane te Kontrollit te semundjeve.

Ne te permenden keshillat parandaluese te gripit, si perdorimi i maskave, apo shmangia e kontakteve me personat e semure.

Top Channel