Megjithe kundershtimin e serbeve, ne pranine e forcave te medha policore filloi rindertimi i shtepive ne lagjen Kroi i Vitakut ne pjesen veriore te Mitrovices.

Dhjetera serbe lokale ishin mbledhur ne pjesen tjeter te lagjes, por ata nuk penguan fillimet e punimeve, te pakten ne diten e pare te punes.
 
Teksa rrefejne historite e tyre te debimit, banoret kerkojne pranine e forcave te rendit edhe per nje kohe pas kthimit te tyre, pasi ata jane te rrezikuar nga incidente te mundshme.

Por, pak shpresa ka per familjen Behrami nga Mitrovica, gjashte anetaret e se ciles shfrytezojne vetem nje dhome ne strehimoren kolektive ne jug te qytetit.
 
Nga pozita  e nenes se dy femijeve,  Bedrie Behrami nuk mund as ta mendoje te kaloje edhe nje dimer ne kete vend te papershtatshem per nje jete normale dhe te shendoshe.
 
 “Ketu eshte nje jete shume e veshtire. Jemi 5 familje dhe perdorim te njejtin tualet. Kushtet jane shume te keqija”, thote Bedria.
 
Megjithate, i pamundur duket kthimi dhe bashkimi i qytetit te ura kryesore e qytetit, e cila prej dhjete vitesh vazhdon te jete e rrethuar nga forcat e rendit, nderkaq qytetaret shqiptare rralle here mund te kalojne lirshem ne pjesen tjeter te qytetit.

Top Channel