Bosnja: Ne vjeshte aplikojme per BE-ne

24/04/2009 10:25

Pavaresisht shume problemeve te brendshme, Bosnja dhe Herzegovina shpresojne te hyjne ne BE deri ne vitin 2015.

Deklarata eshte bere nga ministri i Jashtem boshnjak, qe shtoi se pret qe anetaresimi te NATO te ndodhe edhe me shpejt. “Per Bosnjen dhe Herzegovinen do te duhen te pakten kater ose pese vjet per anetaresim. Nese kjo nuk do te ndodhe ne 2014, ndoshta do te jete 2015-a”, tha Sven Alkalaj.

Sipas tij, deri atehere BE do te kete kapercyer krizen ekonomike dhe problemet e brendshme. Edhe pse Bashkimi Evropian ka njoftuar se nuk eshte koha per kerkesa per anetaresim per shkak te krizes ekonomike, ministri boshnjak eshte optimist dhe shpreson se aplikimi per anetaresimin do te behet kete vjeshte.

 

Top Channel