Kryeministri Thaci ka komentuar deklaraten e shefit te UNMIK-ut, Lamberto Zannier, sipas te cilit disa pika te planit gjashtepikesh te OKB-se po zbatohen ne Kosove.

“Plani gjashtepikesh nuk ekziston dhe as do te jete ne prioritetet e institucioneve te Kosoves”, ka deklaruar kreu i qeverise. Sipas tij, edhe pse ka shume ceshtje qe duhen zgjidhur, asnjera prej tyre nuk ka lidhje me planin e OKB-se, qe u mbeshtet vetem nga Beogradi.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise, kryeministri vleresoi edhe rolin e diplomacise kosovare ne lobingun per njohjen nga vende te tjera, duke iu referuar vendimit te fundit te Arabise Saudite. Ai tha gjithashtu se FMN dhe BB po vleresojne kerkesen e Kosoves per anetaresim.

Top Channel