Pacolli, takim me mbretin e Jordanise

23/04/2009 16:05

Kryetari i partise Aleanca per Kosoven e Re, Behxhet Pacolli po vazhdon lobimin e tij per njohjen e pavaresise se Kosoves nga ato vende qe nuk e kane hedhur ende kete hap.

Sic raportojne mediat ballkanase, Pacolli ka udhetuar drejt Uashingtonit, ku pret te takohet me mbretin e Jordanise, Abdullahu II.

Kreu i AKR ka kryer vizita te shumta ne vende te ndryshme te botes per te lobuar per shtetin e ri te Kosoves. Vizita e tij ne Uashington vjen pas asaj te kryer ne El Salvador.

Top Channel