Presidenti amerikan Barack Obama i ka derguar nje telegram urimi presidentit te sapozgjedhur te Maqedonise, Gjorgje Ivanov.

Ne mesazhin e tij shefi i Shtepise se Bardhe shpreh mbeshtetjen e vendit te tij per anetaresimin e Maqedonise ne NATO, si dhe vlereson angazhimet e deritanishme te ketij vendi ne misionet paqeruajtese nderkombetare.

“Populli juaj e tregoi me vepra perkushtimin e sinqerte dhe kontributin per sigurine tone te perbashket dhe SHBA i jane mirenjohese per angazhimin ne Irak dhe Afganistan”, shprehet Obama ne mesazhin e tij.

Presidenti i sapozgjedhur maqedonas Gjorgje Ivanov, nga radhet e partise VMRO-DPMNE, pritet te filloje detyren muajin e ardhshem.

Top Channel