Institucionet e Kosoves kesaj radhe jane gjendur perballe nje prove shume te veshtire. Presioni i madh nderkombetar mbi qeverine e Kosoves beri qe kjo e fundit te heqe dore nga vendimi i saj per te penguar viziten e presidentit serb Boris Tadic.

Per me teper presidenti i Serbise Boris Tadic dhe 11 anetaret e delegacionit te tij nuk kane shfrytezuar rruget tokesore per te ardhur ne Kosove.

Te ndodhur para nje situate te paparashikueshme te sigurise, zyrtaret serbe jane percjelle me helikopter te KFOR-it nga territori i Serbise  per ne manastirin e Decanit.

Pas meshes se pashkeve ortodokse, i pari i shtetit serb ne qender te Kosoves, tashme te pavarur, e perkufizon ate si pjese te Serbise.

“Kam vetem nje porosi ne kete dite hidherimi dhe shprese njekohesisht, per boten e krishtere. Kam vetem porosi paqeje; paqe per serbet, shqiptaret, per te gjithe qe jetojne ne Kosove, ne Serbine tone”, eshte shprehur Tadic.

Per te hyre ne Kosove presidenti i Serbise Boris Tadic ka kerkuar leje nga zyra e Bashkimit Evropian ne Beograd. Kjo e fundit ka percjelle kerkesen ne zyren e Bashkimit Evropian  ne Kosove, e cila me pas e ka adresuar ate ne qeverine e Kosoves.

Zyrtaret qeveritare thone se vizita e presidentit te Serbise eshte krejtesisht private dhe e natyres fetare, nderkaq qe vendimi per te lejuar kete vizite eshte marre ne konsultim edhe me bashkesine nderkombetare.

“Ne lejen qe dhame ndalohen fjalimet politike. Nese presidenti Tadic i shkel rregullat, atehere ai e di se nuk do te lejohet te hyje me ne Kosove”, ka deklaruar zedhenesi i qeverise, Memli Krasniqi.

Vizita e delegacionit serbe te kryesuar nga presidenti Boris Tadic ne Kosove eshte percjelle nen masa te forta sigurie.

Top Channel ka mesuar qe sikur Tadic t’i permbahej paralajmerimit te tij se do te vinte nepermjet rrugeve tokesore, ai dhe delegacioni i tij do te perballeshin me aktiviste te levizjes “Vetevendosje”, ne magjistralen kryesore Merdare–Prishtine.

Duke mos kerkuar asnjehere leje nga autoritetet kosovare, presidenti i serbise Boris Tadic ne dy vitet e fundit ka vizituar tri here Kosoven.

Top Channel