Perfaqesuesit nderkombetare ne Kosove kerkojne qe qeveria te lejoje presidentin serb Boris Tadic te vizitoje Kosoven per Pashket ortodokse.

Shefi i misionit civil nderkombetar Piter Feith tha se eshte ne dore te qeverise se Kosoves ta lejoje apo jo viziten. Por ai i kerkoi Prishtines qe te tregoje tolerance ne kete rast, pasi behet fjale per nje ngjarje fetare.

Edhe Bashkimi Evropian, tha Feith, eshte i gatshem ta lehtesoje kete vizite. Autoritetet ne Prishtine nuk kane lejuar vizitat e udheheqesve politike te Serbise, pasi ata nuk kane kerkuar leje nga institucionet e shtetit te ri.

Ministri i Brendshem Zenun Pajaziti deklaroi me pare se presidenti serb nuk do te lejohet te vije ne Kosove nese shperfill procedurat e parashikuara ne ligjet e shtetit.

Top Channel