Pacolli: Unioni i Komoreve njeh Kosoven

11/04/2009 10:35

Unioni i Komoreve (Union of the Comoros), nje shtet ishull ne Oqeanin Indian, ka njohur pavaresine e Kosoves. Lajmin e ka konfirmuar per shtypin kosovar lideri i Aleances Kosova e Re, Bexhet Pacolli.

Ai ka shpjeguar se njohja pritet t’i konfirmohet edhe ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves.

Pacolli ka deklaruar se njohja nga Komoret eshte rezultat i punes se tij me autoritetet e vendit te vogel, qe ben pjese ne Lidhjen Arabe.

Top Channel