Serish akte dhune ne Greqi. Nje shperthim ka ndodhur gjate nates ne Athine.

Nje bombe ishte vendosur perpara nje ndertese ku ndodhen zyrat e Alpha Bank dhe nje filial i institutit francez te kreditit, Cetelem. Lajmi eshte konfirmuar nga policia e kryeqytetit.

Nuk ka informacione per viktima, apo te plagosur. Atentati i ndodhur ne lagjen Kipseli per momentin nuk eshte marre pesiper nga asnje levizje.

Mbremjen e djeshme po ne Athine u regjistrua nje grabitje me arme ne nje nga supermarketet e rrjetit “Carefur”. 4 grabitesit e armatosur me kallashnikov, pasi dolen nga supermarketi, shkembyen zjarr me policine.

Muajt e fundit aktet e dhunes dhe grabitjet jane bere mese te zakonshme ne vendin fqinj.
 

Top Channel