Sulm ne nje shkolle ne Athine, plagosen 4 persona

10/04/2009 08:15

Panik ne nje shkolle te mesme ne kryeqytetin grek, Athine. Nje person i armatosur ka hyre ne ambientet e nje shkolle profesionale ne lagjen “Egaleo” dhe ka hapur zjarr ndaj nxenesve.

Policia e Athines konfirmoi se 4 persona kane mbetur te plagosur nga te shtenat dhe bashke me ta edhe autori. Ai eshte veteplagosur, ndersa perpiqej te largohej nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spital.

Ne gjendje kritike ndodhet edhe njeri prej te plagosurve, ndersa tre te tjeret kane marre plage te lehta.

Agresori eshte nje 19-vjecar grek, qe sipas policise njihej si tip i paqendrueshem. Ngjarja ndodhi rreth ores 08.00 te mengjesit te sotem ne shkollen “OAED”, qe ofronte kurse te trainimit profesional per persona te papune.

Policia deklaroi se sulmi kishte ndodhur pa shkak, por ishte i planifikuar.

Mesohet se autori ka lene nje leter ne canten e tij, ku shkruan se nuk mundet te duroje dot me zhvleresimin.

Nderkohe persona te tjere prane tij, thone se kishte edhe probleme psikologjike.

Top Channel