Greqi, sekuestrohen 187 kg kanabis

10/04/2009 14:45

Policia greke sekuestroi nje sasi te madhe kanabisi ne kufirin greko-shqiptar, ndersa nuk arriti te kape poseduesit e lendes narkotike.

Sasia e droges prej 187 kg ishte e ndare ne pako nje kilogrameshe. Tre persona, identiteti i te cileve nuk dihet, po dyshohet te jene shqiptare, u larguan me shpejtesi brenda territorit tone duke iu shpetuar forcave helene.

Nuk dihet origjina e lendes narkotike dhe destinacioni.

Top Channel