Ne vitin 2009 ne Kosove ka qene 800 numri i zyrtareve qe duhet te publikonin pasurine e tyre ne kuader te nismes anti-korrupsion.

Por, sic raportojne mediat kosovare, nga ky numer vetem 619 zyrtare kane bere deklarimin, nderkohe qe pjesa tjeter nuk ka kryer asnje veprim ne kete drejtim.

Sipas burimeve, afati ligjor per deklarimin e pasurise ka perfunduar me 31 mars te ketij viti, por duket se nje pjese e zyrtareve, mes te cileve jane edhe 7 ministra, edhe pse kane shkelur afatin nuk kane publikuar pasurine e tyre.

Mes zyrtareve qe kane bere te ditur te ardhurat e tyre jane edhe presidenti Sejdiu, kryeministri Thaci dhe kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi.

Top Channel