Struga rrezikon te humbet

22/03/2009 19:35

Ne Struge garojne tre kandidate shqiptare per postin e drejtuesit lokal duke rrezikuar qe te humbasin drejtimin e ketij qyteti.

Rreziku per Strugen konfirmohet edhe nga vete partite politike, burime te te cilave deklarojne per Top Channel se nuk kane gjetur konsensus per te dale me nje kandidat te vetem.

Shqiptaret ne kete komune jane ne shumice por te percare ne tre grupime. Kandidatet maqedonas kane arritur nje marreveshje dhe ne rast te balotazhit do te bashkojne votat.

Per shqiptaret ne kete komune kandidon Ramiz Merko, i BDI, Mendi Qyra i PDSH dhe Xhevdet Nasufi i Demokracise se Re.

VRMO DPMNE ka si kandidat Sllavko Kotevski dhe nga Partia per Ardhmerine Europiane kandidon, Fijat Cankovski.

Votimet jane mbajtur pa incidente. Dy nga tre kandidatet shqiptare ne keto zgjedhje konfirmojne faktin se kandidimi i ndare rrezikon fitoren ne Struge.

Ne zgjedhjet e kaluara ne Struge pjesmarrja ne votim e shqiptareve eshte konsideruar e dobet. Dalja e tyre ne votim ka qene 29%. Ne rast se perseritet i njejti skenar ne kushtet kur votat e 22 marsit shkojne ne tre pjese Struga rrezikon te qeveriset nga maqedonasit.

Top Channel