Vijojne votimet presidenciale dhe lokale ne Maqedoni. Deri me tani nuk eshte raportuar asnje incident.

Zgjedhesit maqedonas dhe shqiptare po votojne per nje prej shtate kandidateve per president, Imer Selmani nga Demokracia e Re, Mirushe Hoxha nga PDSH-ja, Nano Ruzhin nga PLD-ja, Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE-ja, kandidati i pavarur Lube Boshkoski, Agron Buxhaku nga BDI-ja dhe Lubomir Ferçkovski, kandidat i LSDM-se.

Perfaqesuesit e pushtetit lokal ne 84 komuna dhe ne Qytetin e Shkupit, po votojne per te zgjedhur prej 365 pretendenteve per kryetare komunash dhe prej rreth 700 listave me kandidate per anetare te keshillave komunale.

Vendvotimet u hapen prej ores 7:00 te mengjesit, nderkohe qe disa prej tyre jane hapur me disa ore vonese.

Zgjedhjet po i ndjekin nje numer i madh vezhguesish vendore dhe te huaj.

Top Channel