Maqedoni, hapen qendrat e votimit

22/03/2009 09:10

Hapen qendrat e votimit ne Maqedoni ku sot po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale.

Gjate oreve te para te mengjesit gjithcka po shkon e qete, ashtu si edhe dje gjate oreve te fundit para hapjes se kutive te votimit. Ne keto zgjedhje, partite shqiptare jane fraksionizuar duke u prezantuar me 3 kandidate presidenciale.

Ne listat e njerezve me te drejte vote rezultojne 1.8 milione shtetas maqedonas, ndersa keto zgjedhje cilesohen si nje test per Maqedonine nga komuniteti nderkombetar pas trazirave ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2008. Moti i keq nuk e ka bllokuar procesin, pervec disa zonave ku policia dhe ushtria kane ndihmuar per te transportuar bazen materiale.  

Megjithate, partite shqiptare mund te perfitojne nga kjo dalje ne zgjedhje pasi do te kete edhe raund te dyte. Nderkohe, kryeministri Gruevski pretendon te fitoje dhe sipas sondazheve ne presidenciale mund te fitoje Gjorgji Ivanov, kandidat i VMRO/DPMNE.

Nga ana tjeter, Branko Cervenkovski synon qe pas lenies se postit te presidentit te shkoje ne krye te partise se tij, qe eshte e percare. Madje, analistet mendojne se me ardhjen e Cervenkovskit ne krye te LSDM-se mund te kete edhe zgjedhje te parakohshme.

Top Channel