Pavaresia, mijera qytetare nga Kukesi drejt Prishtines

17/02/2009 08:10

Mijera njerez kane kaluar neper Kukes per te shkuar ne Prishtine e qytete te tjera te Kosoves, ku sot kremtohet me madheshti pervjetori i pare i krijimit te shtetit te ri.

Te paret qe kane shkelur ne Kukes per nje kafe dhe qe me pas kane udhetuar drejt Prizrenit kane qene dy autobuse me njerez nga Delvina. Pas tyre, dhjetera te tjere nga te gjitha qytetet e Shqiperise, te organizuar ose ne menyre spontane kane shkuar ne Kosove per te ndare bashke me qytetaret e Kosoves gezimin e festes se pavaresise.

Ne nje nga autobuset e Sarandes te veshur me nje flamur te madh me shqiponje te zeze kishte edhe nje grup te rinjsh gjimnaziste, te cilet thane se po udhetonin per here te pare dhe ishin teper te kenaqur qe po e preknin Kosoven e lire e te pavarur. Te tjere treguan se edhe nje vit me pare kishin udhetuar ne dimrin e ftohte per te perjetuar shpalljen e mevetesise se Kosoves.

Ne qytetin e Kukesit nuk kishte ndonje pergatitje te veçante per kete rast, por qindra banore kane vallezuar per 30 minuta ne sheshin e qytetit.

Top Channel