Ne pervjetorin e pare nga dita historike kur parlamenti i Kosoves shpalli pavaresise e vendit dhe i dha jete shtetit me te ri ne bote gjithcka eshte bere gati per ta perkujtuar.

Kosova eshte veshur per feste dhe mes flamujve shteterore, bien ne sy edhe flamujt e shumte kuqezi, te cilin kosovaret vazhdojne ta konsiderojne si flamurin e tyre. Makinat me flamuj po qarkullojne prej ditesh ne kryeqytet. Dyqanet po ashtu nuk mund ta harrojne traditen per te varur neper dritare simbolet e shtetit.
Flamujt dhe objektet tradicionale shqiptare kane bleresit e tyre, te huaj e shqiptare.

Banoret e Kosoves shprehen se sot do te festojne me kenge e valle. Kete vit njerezit shpresojme te kete me shume ndryshime. Gazetari gjerman Erich Rathfelderm i “Die Tageszeitung”, thote se situata eshte pak a shume e njejte. “Ajo qe shoh une eshte se synimet jane me te medha pasi njerezit jane me te qarte, ata po merren me ndryshimet e veta shoqerore dhe jo vetem me konfliktin me serbet dhe kjo gje eshte shume e rendesishme”, tha ai.

 

Top Channel