Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu eshte kthyer optimist nga konferenca e Mynihut. Me te mberritur ne Prishtine mbremjen e djeshme, ai deklaroi se Kosova se shpejti do te njihet edhe nga vende te tjera, perfshire shtetet e mbetura te Bashkimit Evropian.

Sipas kreut te shtetit, Kosova permbysi dyshimet e disa vendeve, pasi insitucionet e saj kane ruajtur sigurine. Sejdiu mbajti nje fjalim per sigurine para 350 politikaneve, ushtarakeve dhe eksperteve, si dhe pati disa takime te rendesishme me lidere dhe ministra, nga te cilet ka marre premtime per njohjen e pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves.

Lidhur me bisedimet e paralajmeruara me Serbine, presidenti Sejdiu eshte shprehur se, pala kosovare nuk do te lejoje hapjen e Pakos se Ahtisaarit, dhe ka hedhur poshte mundesine e hapjes se bisedimeve per statusin e Kosoves.

Top Channel