Kryeministri kosovar, Hashim Thaci e ka cilesuar Kosoven si nje vend ku po respektohen gjithmone e me shume te drejtat e njeriut, ne vecanti ato te minoriteteve.

Deklaraten e tij, Thaci e beri gjate nje takimi me komisionerin per minoritetet ne OSBE, Knut Vollebaek, te cilin e njoftoi me hapat e institucioneve kosovare ne kete drejtim.

“Kosova gradualisht po behet nje vend model i respektimit te te drejtave te njeriut, duke perfshire ne maksimum minoritetet ne institucionet dhe shoqerine kosovare”, ka deklaruar Thaci.

Ndersa Vollebaek, nga ana e tij ka shprehur shpresen se qeveria e Kosoves do te shenoje progrese te metejshme ne procesin e integrimit te pakicave.

Top Channel