Ministri i Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se Greqia po vazhdon te mbroje mitin e saj per nje popull te paster.

“Kontesti per emrin nxjerr rrenjet e Greqise qe te mbroje mitin e saj per popull te paster, qe do te thote nje shtet, nje gjuhe dhe nje komb”, ka pohuar Milloshoski.

Por sipas tij, ne veri te Greqise ndodhet nje pakice maqedonase, te ciles i jane mohuar te drejtat e saj.

“Ne veri te vendit jeton nje pakice qe flet maqedonisht, te ciles nuk i eshte lejuar te perdore gjuhen amtare dhe te ruaje identitetin e saj kulturor”, ka deklaruar Milloshoski.

Me tej, duke e vene theksin tek ceshtja e emrit, ai ka theksuar se Greqia po mundohet qe nje kombi te vogel si Maqedonia t’i mohoje te drejten e vetevendosjes.

“Emri kushtetues i Maqedonise eshte kontestues vetem per Athinen. Ne jemi te pergatitur qe Greqise t’i lejojme te perdore nje emer tjeter per vendin tone, si Republika e Maqedonise-Shkup, per te cilen maqedonasit do te vendosin me referendum”, ka shtuar shefi i diplomacise se Shkupit.

Top Channel