Maqedoni, KE: Shumica e te papuneve, shqiptare

05/02/2009 10:45

Komisioni Evropian ne nje studim per Maqedonine veren se shqiptaret jane me te prekurit nga papunesia, ndersa thekson se ekonomia eshte e ndare nje linja etnike.

Tetova, qytet me shumice shqiptar, ka numrin me te madh te papuneve. Pas shqiptareve, me te rrezikuarit per te qene te papune jane komuniteti turk dhe ai rom.

Papunesia vlereson raporti, vjen edhe si rezultat i levizjes se paket te fuqise punetore brenda Maqedonise, por edhe ne territoret ku jetojne shqiptaret ne Kosove, Shqiperi dhe trevat e tjera. Raporti terheq vemendjen edhe per punen ne te zeze, qe ndodh edhe neper institucionet shteterore, ministri, ndermarrje publike dhe shendetesi.

Top Channel