Sejdiu: Masa ndaj barrierave serbe

04/02/2009 21:25

Bashkesia nderkombetare duhet te beje presion me te larte ndaj shtetit serb ne menyre qe te mos krijoje me barriera ne punen e doganave te Kosoves.

Ka deklaruar keshtu presidenti Fatmir Sejdiu, gjate nje vizite te cilen e zhvilloi ne Drejtorine e Doganave te Kosoves.

“Eshte pergjegjesi e mekanizmave nderkombetare qe te hiqet kjo qasje iracionale. Qeveria do te marre masat e nevojshme ne bashkepunim me mekanizmat nderkombetare dhe institucionet ku eshte asociuar”, ka pohuar Sejdiu.

Sejdiu po ashtu fokusoi problemet qe po shkaktohen ne lemin e levizjes se mallrave ne rajon dhe mospranimit te dokumentacionit te biznesmeneve kosovare nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Megjithese sistemi doganor i vendit ende nuk funksionon ne ne dy pikat kufitare ne veri, drejtori i doganave Naim Huruglica thote se brenda disa ditesh doganieret mund te kthehen atje.

“Hapi tjeter eshte kthimi. Nuk mund te them se kur do te jete ajo dite, por do te jete shume shpejt”, ka deklaruar ai. Dite me pare, doganieret e misionit EULEX ne Veti kane filluar regjistrimin e mallrave qe hyjne ne portat 1 dhe 31, por jo edhe doganimin e tyre.

Top Channel